Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

Një ngjarje e rëndë ajrore ka tronditur sot Indinë, pasi një avion pasagjerësh i tipit Boeing 787-8 Dreamliner, me 242 persona në bord, ra nga lartësia  vetëm pak sekonda pas ngritjes. Sipas të dhënave paraprake, në bord ndodheshin 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa 230 ishin pasagjerë, përfshirë 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 1 kanadez dhe 7 portugezë. Avioni ka lëshuar një sinjal emergjence menjëherë pas ngritjes, por më pas ka humbur çdo kontakt me qendrën e kontrollit. Sipas Flight Radar, sinjali është ndërprerë kur mjeti fluturues ndodhej në një lartësi prej rreth 190 metra. Raportohet se avioni është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit, mbi një konvikt mjekësh, dhe ka shpërthyer në flakë. Kompania Boeing ka reaguar zyrtarisht pas lajmit për rrëzimin...