Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ishte nisur për në Londër/ Aeroplani në Indi me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes
Pamjet nga vendi i ngjarjes INDI- Një avion i "Air India" me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në aeroportin e qytetit Ahmedabad të Indisë perëndimore. Aeroplani ishte nisur për në Angli, por në rrethana që janë ende të paqarta, u rrëzua gjatë ngritjes. Sipas IndiaToday, në bordin e avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit. E njëjta media raporton se destinacioni i fluturimit ishte aeroporti 'Gatwick' i Londrës. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë pamjet e para nga aksidenti ku mbizotëron tymi i zi dhe pasagjerët që transportohen me barrela dhe ambulanca për në spital. Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një avion "Boeing 787 Dreamliner" që ka një kapacitet prej afërsisht 300 pasagjerësh. Aktualisht nuk...