Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Heroi nga Shqipëria shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që duhet të bëjë çdo prind!
Një emigrant shqiptar në Greqi, Levian Goga, ka bërë një akt trimërie të jashtëzakonshëm duke shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë, kur fëmijët, të cilët po notonin, u përfshinë në një situatë të rrezikshme dhe filluan të fundosen. Sipas mediave greke, një i ri me motor hyri me vrap në një kafene ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë me britmat “po mbyten dy fëmijë!”. Pa humbur kohë, Goga mori makinën dhe shkoi me urgjencë drejt lumit. Me ndihmën e banorëve vendas, ai u ngjit në një varkë dhe u hodh në ujë. Pas një kërkimi intensiv, arriti të gjente njërin prej fëmijëve pa ndjenja dhe me shenja të rënda mbytjeje, por arriti...