Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë
Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi do të ulen në bankën e të akuzuarve për aferën e dosjes Partizani. GJKKO ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Bashkë me Berishën dhe Malltezin, gjykimi do të nisë edhe për bashkëpuntorët e tyre biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustina, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash. Elsa Ulliri, kryesuese dhe Bib Ndreca e Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen Partizani....