Musk zbulon inovacionin e fundit të Teslës, taksitë pa shofer do të lançohen më 22 qershor

Musk zbulon inovacionin e fundit të Teslës, taksitë pa shofer do të lançohen më 22 qershor

Tesla është gati të hedhë në treg shërbimin e saj robot-taksi siç ishte planifikuar në qershor. Elon Musk njoftoi nëpërmjet X se lançimi është caktuar “paraprakisht” për 22 qershor në Teksas. “Ne po tregohemi shumë të kujdesshëm në lidhje me sigurinë, kështu që data mund të ndryshojë”, sqaroi Musk. Ai shtoi se udhëtimi i parë nga fabrika e Teslës në shtëpinë e një klienti është planifikuar për 28 qershor. Musk gjithashtu ripostoi një video që tregon një Tesla Model Y duke ecur nëpër rrugët e Austin pa shofer. Klipi i shkurtër tregon automjetin duke pritur që këmbësorët të kalojnë rrugën para se të kthehen majtas në një kryqëzim. Beautifully simple design. https://t.co/eA7QgzW1jh — Elon Musk (@elonmusk) June 10, 2025 Në tetor të vitit të kaluar,...