Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zyrtari i AKU: Zhurmë mediatike. Nuk është helmuar asnjë person nga filetot me salmonelë
Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar. Drejtori i menaxhimit të riskut në AKU, Martin Jorgaqi thotë se nga mishi i pulës me salmonelë që ka hyrë në vendin tonë nuk ka raste të shtrimeve në spitale. “Sasia e përgjithshme ka qenë 27 ton me një prej dy salmonelave më të rrezikshme që njihen. Arritëm që të kthenim një masë të konsiderueshme të këtij produkti. Kemi kthyer më shumë se 50% të 7,9 ton të këtij produkti. Subjekti që e ka sjellë e ka nxjerrë këtë produkt në treg,...