“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu

“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu

Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme detaje të disa ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu. Para trupit gjykues ai tha se për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin kishte marrë 30 mijë euro dhe këto para ua kishte çuar babai i Lart Haxhiut, Qamili. “Për vrasjen e Albi Bashaliut unë kam marrë 30 mijë euro. Lekët i ka paguar Lorenc Lala. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder, për Lorenc Lalën. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit. Enriko na dërgoi një video të makinës së viktimës. Laerti na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima dhe vrasjen ta vënim atje. Armët i siguroj...