Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kush ka ‘vija të kuqe’ për Qeverinë e re?
Foto ilustruese PRISHTINË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ndërkohë që dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione. Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme Qeverinë e re. LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend. Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës...