Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Emigrantët nga SHBA-të, Kurti: Kosova do të pranojë deri në 50 individë me qëllim riatdhesimin e tyre
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagoi në rrjetet sociale pasi qeveria e tij në detyrë vendosi që të pranojë emigrantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të”, tha Kurti. Ai sqaron se sipas këtij vendimi, Kosova brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në “50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e origjinës”. “Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë...