Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Pensionistëve iu morën kartat”/ Berisha tregon tjetër video: Zgjedhjet e 11 Majit na janë vjedhur
                            Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një tjetër video, që sipas tij, dëshmon atë që ai e quan farsë elektorale, ku aleanca e udhëhequr prej tij humbi me mbi 300 mijë vota diferencë ndaj Partisë Socialiste. Videoja e publikuar në konferencën e kësaj të mërkure, sipas Berishës, tregon se pensionistëve iu morën kartat e identitetit, që të mos votonin. “Këto janë karta identitetit të hedhur përtokë në Petrelë ditën e votimeve. Këto janë me fotografi, janë me numër, janë me të gjithë elementët e një karte identiteti. Këta persona janë përjashtuar nga votimi ose me kartat e tyre kanë votuar të tjerët”, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha. Sulmeve për 11 Majin, Berisha iu shtoi sot një akuzë të re ndaj Edi Ramës,...