Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA s’pajtohen për datën e bisedimeve

Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA s’pajtohen për datën e bisedimeve

Diplomacia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit ka hasur në një pengesë të re – jo për pasurimin e uraniumit apo sanksionet – por për një çështje shumë të thjeshtë: kur të takohen. Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se rundi i ardhshëm i bisedimeve do të zhvillohet më 12 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, thotë se bisedimet do të rifillojnë më 15 qershor në Muskat. Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes tyre, nuk ka folur ende. Mosmarrëveshja për datën e takimit vjen ndërkohë që kryenegociatori iranian, ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, pritet të jetë në Norvegji më 12 qershor për Forumin e Oslos, gjë që e bën të vështirë (por jo të pamundur)...