Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Policia Rrugore vijon “dorën e hekurt”, arrestohet shoferi 41- vjeçar nga Oblika, i dehur në timon…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në fshatin Oblike, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti rimorkio që ky shtetas posedonte, rezulton i vjedhur në Gjermani. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen C. S., 50 vjeçe, banuese në Ferizaj, pasi ka kallëzuar një shtetase 46 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasja C. S. e ka mashtruar...