113 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Protesta e sotme shënon ditën e 113-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, ku qytetarët përballë Kryeministrisë vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe përgjegjësi për keqqeverisjen. Prej 113 ditësh, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar politikat dhe mënyrën e qeverisjes së tij. Mesazhi i protestës mbetet i njëjtë: rezistenca do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve. Protestat janë kthyer në një përballje të vazhdueshme, ku qytetarët kërkojnë një alternativë të re qeverisëse. Dita e 113-të e rezistencës vjen si një tjetër mesazh publik kundër qeverisë Rama dhe në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Burimi:
syri.net