Çfarë pritet të ndodhë? Drejtoresha e inteligjencës amerikane paralajmëron për një “holokaust bërthamor”

Çfarë pritet të ndodhë? Drejtoresha e inteligjencës amerikane paralajmëron për një “holokaust bërthamor”

Tulsi Gabbard SHBA-Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka paralajmëruar se bota është më afër se kurrë "asgjësimit bërthamor" në një video të zymtë tre-minutëshe të shpërndarë në mediat sociale këtë javë. “Ky është realiteti i asaj që është në rrezik, me çfarë po përballemi tani. Sepse ndërsa qëndrojmë këtu sot, më afër pragut të shfarosjes bërthamore se kurrë më parë, luftëdashësit e elitës politike po nxisin pa kujdes frikën dhe tensionet midis fuqive bërthamore.”-thotë Gabbard në video. Gabbard vijon duke sugjeruar se njerëzit e fuqishëm janë të sigurt se do të kenë qasje në “strehime bërthamore” dhe për këtë arsye nuk do të preken nga asnjë pasojë. “Varet nga ne, njerëzit, të flasim dhe të kërkojmë fundin e kësaj çmendurie. Ne duhet...