Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘PS ka gati kandidatin për Bashkinë e Tiranës’, Zhupa: Është ai që lidhet me…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se Partia Socialiste ka shumë mundësi që tashmë e ka përzgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Blendi Gonxhen. E ftuar në një emision televiziv, Zhupa tha se Partia Demokratike duhet të bashkëpunojë me të gjithë faktorët opozitarë përmes sondazheve, në mënyrë që të identifikohet figura që mund të garantojë një rezultat pozitiv në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. “Është diskutim brenda PD, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës. Po ta vini re, PS me shumë mundësi e ka gati kandidatin që mund të jetë ai që u lidh me Xhabaftët apo ai që po shkatërron Spaçin,” u shpreh Zhupa, duke aluduar për Blendi Gonxhen. Ajo theksoi se...