​112 vjet nga Kuvendi i Greçes

​112 vjet nga Kuvendi i Greçes

Si sot 112 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes. Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për autonomi, vetëqeverisje dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur, Kuvendi i Greçes solli në jetë 12 kërkesat e memorandumit autonomist. Kërkesat e Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes. Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Është shkruar shqip dhe frëngjishtdhe ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes...