Kuarteti i harqeve “Akhtamar” një koncert në Tiranë

Kuarteti i harqeve “Akhtamar” një koncert në Tiranë

Kuarteti i harqeve “Akhtamar” (Belgjikë – Francë) dha një koncert në Tiranë, në kuadër të projektit “Merita Platform”. Koncerti u dha në ndërtesën e ish-parlamentit shqiptar (sot Teatri i Kukullave). Pjesë e kuartetit janë Coline Alecian violinë, Jennifer Pio violinë, Cleo Dahan violë dhe Cyril Simon violonçel. Universiteti i Arteve dhe Qendra Event, janë partnerët shqiptarë të një rrjeti prej 17 partnerësh evropianë si dhe të përhapur në 12 shtete. Projekti bashkëfinancohet nga Programi Evropa Krijuese. Në këtë koncert u luajtën vepra nga autorë të njohur si nga Komitas (1869-1935), i cili ishte një etnomuzikolog që udhëtoi gjerësisht nëpër të gjithë Kaukazin në kërkim të melodive popullore, duke mbledhur gati tre mijë prej tyre. Ndërsa, Sergey Aslamazyan, ka qenë një violonçelist nga Moska, themelues i...