“Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë”, Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi

“Berishës i ka ngel ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë”, Manjani: PD në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi

‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi’, kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, ai tha se rinumërimi nuk mund të ndryshojë asgjë në rezultatin e zgjedhjeve. ‘PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi. Këtu po diskutohet për një proces rinumërimi, për të bërë një farë riverifikimi për mënyrën se si është numëruar votat, a ka pasur ose jo gabime. Kjo shuan edhe çdo lloj dileme që vota është numëruar mirë ose gabim. Unë nuk besoj se ka devijim në numërim sepse PS dhe PD janë përgjegjëse zyrtare sepse kanë pasur numërues, nëse janë bërë pislliqe...