Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë, 46 kërkesa për informacion
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve. Metani ishte pjesë e panelit të institucioneve ku u diskutua mbi “Sfidat dhe zgjidhjet për autoritetet vendase për të përmbushur standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.” Në fjalën e tij, ai vlerësoi mënyrën e organizimit të takimit, duke bërë bashkë mediat dhe institucionet, me emërues të përbashkët komunikimin dhe interesin publik. “Patjetër, që edhe mund të mos bihet dakord për gjithçka, por është shumë e rëndësishme të komunikohet, duke adresuar shqetësimet në institucione, por edhe përmes takimeve e tryezave, që ndihmojnë edhe informimin reciprok mbi problematika të caktuara. Dhe duke mbajtur në konsideratë parimet kushtetuese mbi të cilat organizohet e gjithë jeta jonë...