PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…

PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…

Sot, më 9 Qershor, kujtojmë me nderim dhe respekt 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi. Fëmijërinë dhe rininë e hershme e kaloi në qytetin me tradita të pasura muzikore – Shkodrën. Pikërisht aty, mes tingujve të trashëguar brez pas brezi, ai u formua nën ndikimin dhe udhëzimin e figurave të ndritura si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova – të cilët jo vetëm ishin udhëheqësit shpirtërorë të muzikës shkodrane, por edhe mësuesit dhe frymëzuesit e parë të Harapit. Në kohën që studionte në Seminarin Papnor të Shkodrës, ai ushtrohej si instrumentist në formacione orkestrale që drejtoheshin nga këta mjeshtër. Por pas Luftës së Dytë Botërore, kur kleri u përjashtua nga veprimtaria shkollore dhe artistike, Tonin...