Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Papa Leo XIV: Mund të vendosim një date të përbashkët për Pashkët mes të krishterëve
                            Bota E Hënë, 9 Qershor 2025 13:32 Kisha Katolike është e gatshme të ndërmarrë një hap historik drejt unitetit të krishterë: vendosjen e një date të përbashkët për kremtimin e Pashkëve. Lajmi u bë i ditur nga Papa Leo XIV gjatë një takimi të veçantë në Romë, të organizuar në kuadër të 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë — një moment themelor për historinë e krishterimit dhe marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse. “Ky vit, kur të gjithë të krishterët festuan Pashkët në të njëjtën ditë, është një dëshmi e fuqishme e asaj që mund të arrihet përmes vullnetit të mirë dhe dialogut. Kisha Katolike mbetet e hapur për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte një kremtim të përbashkët të Ngjalljes së Zotit,”...