Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, ku të dyja palët ritheksuan miqësinë tradicionale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një konferencë për mediat pas takimit, Spiropali e cilësoi bashkëbisedimin “të ngrohtë, miqësor dhe të frytshëm”, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, pa asnjë çështje të pazgjidhur.  “Shqipëria vlerëson mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin tonë europian dhe jemi të bindur se kjo do të vijojë deri në anëtarësimin brenda kësaj dekade,” deklaroi Spiropali. Gjithashtu ajo shtoi se mbështetja bullgare është jetike në tryezat e BE-së, veçanërisht në kontekstin e sfidave të sigurisë që vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë....