Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
11 majit ‘i vjen fundi’/ KQZ certifikon të hënën mandatet për qarqet Fier, Durrës dhe Elbasan
Pas dritës së kuqe nga Kolegji Zgjedhor, e cila rrëzoi plot 12 ankimime të opozitës, tashmë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve I është hapur rruga për ti dhënë mandatet deputetëve fitues nga gara e 11 majit. Bëhet fjalë për tre qarqet e fundit, përkatësisht Fieri, Elbasani dhe Durrësi. Të hënën kryekomisioneri Ilirian Celibashi pritet të shpërndajë mandatet, të cilat do të përmbyllin dhe procesin e 11 majit. Në qarkun e Durrësit, pritet që ti jepen 8 mandate Partisë Socialiste dhe 6 mandate Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në qarkun Fier, PS e cila fitoi bindshëm do të marrë 12 mandate...