Burimi:
Opinion.al

11 Maji, zbulohet slogani i PS për fushatën zgjedhore
👁10059
Partia Socialiste do të çelë ditën e nesërme fushatën në sheshin “Skënderbej”.Nga selia rozë është zbuluar sot slogani, që do t’i shoqërojë në 30 ditët e fushatës, e që do të lidhet me procesin integrues të vendit për në Bashkimin Europian. “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, është slogani i mazhorancës.Kujtojmë se fushata hapet ditën e nesërme në orën 12:00, ndërsa sot kryeministri Rama dhe ekipi i tij janë përgatitur për një takim me gra dhe vajza në orën 17:00 te Teatri i Operas dhe Baletit.