11 MAJI/ Berisha: Hasani thirri në zyrë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe i kërcënoi. OSBE/ODIHR: Nuk është e vërtetë

11 MAJI/ Berisha: Hasani thirri në zyrë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe i kërcënoi. OSBE/ODIHR: Nuk është e vërtetë

Ministri Igli Hasani dhe kryedemokrati Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka kërcënuar përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në konferencën për mediat që mbajti një ditë më parë, Berisha tha se është informuar se vetë ministri Hasani ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për raportin. “Në mënyrë konkrete, presion antiligjor, antidemokratik është bërë ndaj ekipit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe unë këto i kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht....
Burimi: Zeri.ai