Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
11 Maji, Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL duke mos na dorëzuar dokumentet
Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë sërish kryefjalë e deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha në konferencën e sotme për gazetarët. Ndërsa nuk kursen akuzat për blerje votash dhe manipulime me procesin e votimit të diasporës, Berisha ka akuzuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi se ka bashkëpunuar me postën për të mos i dorëzuar opozitës dokumentacionin e këtij procesi. “Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo. Gjersa ata...