Izraeli zotohet të ndalojë Greta Thunberg të arrijë në Gaza me ndihma humanitare

Izraeli zotohet të ndalojë Greta Thunberg të arrijë në Gaza me ndihma humanitare

Ministri izraelian i Mbrojtjesështë zotuar të bllokojë një anije humanitare që transportonte Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të arritjnë në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë askënd të shkelë bllokadën detare të territorit palestinez, e cila sipas tij synon të parandalojë Hamasin nga importimi i armëve. Thunberg, një aktiviste klimatike, është midis 12 aktivistëve në bordin e anije ”Madleen”. Anija u nis nga Siçilia të dielën në një mision për të thyer bllokadën e Gazës dhe për të ofruar ndihmë humanitare, duke rritur ndërgjegjësimin për krizën humanitare në rritje në enklavën palestineze. Aktivistët kishin thënë se planifikonin të arrinin në ujërat territoriale të Gazës që të dielën. Rima Hassan, një anëtare franceze e Parlamentit Evropian...