Haxhiu: Partitë e tjera po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit! I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin

Haxhiu: Partitë e tjera po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit! I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se subjekti i saj tashmë i ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë Kurti 3. Ajo ftoi partitë tjera që ta sfidojë Vetëvendosjen në Kuvend, duke theksuar se disa parti që deri tani kanë qenë në opozitë po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit, sepse siç tha ajo, e dinë se Vetëvendosja e ka shumicën për qeverisje. Pas dështimit për herë të njëzet e tetë të seancës konstituive që Haxhiu të votohet për kryeparlamentare, ajo tha se janë të hapur që të marrin pjesë në takime të tjera të ftuara nga presidentja e vendit, shkruan KosovaPress. Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të reflektojnë dhe të dalin nga kjo...