Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar – komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë – pritet të jenë testi i parë elektoral për pushtetin dhe opozitën në Serbi, që nga shpërthimi i protestave studentore pas rrëzimit të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Për këtë arsye, edhe pse janë komuna me pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin. Kosjeriçi ka rreth 10 mijë banorë, ndërsa Zajeçari afër 48 mijë. “Për...