Zotkaj i Poliçanit i jep pa garë 184 hektarë ish-drejtorit të Alpetrolit për të vendosur panele diellore – Dokumentat

Zotkaj i Poliçanit i jep pa garë 184 hektarë ish-drejtorit të Alpetrolit për të vendosur panele diellore – Dokumentat

Ish-drejtori i Alpetrolit, Endri Puka, ka fituar një super ankand për të marrë një pronë të stërmadhe në Bashkinë e Poliçanit. Kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotkaj, në mandatin e fundit, ka filluar të lëshojë dorën, ku pasi po tenton që të bëjë të birin biznesmen të madh, po jep edhe pronat publike për një copë bukë. Plot 184 hektarë në zonën e Tërpanit kanë kaluar në “dorë” të ish-drejtorit, i cili tashmë është bërë një biznesmen i madh, duke dalë nga “hija” e Koço Kokëdhimës, me të cilin ka punuar për vite me radhë. Tashmë, Puka ka në pronësi direkte dhe indirekte një mori firmash, teksa ai ka lëvizur me aksione dhe seli, ndoshta për të humbur gjurmët. Por, pronësia e kompanisë DELVNA SOLAR, e...