Sot Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë

Sot Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë

Masa të rrepta sigurie do të zbatohen për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Në njoftimin e policisë thuhet se për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, është bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë. Po ashtu, janë publikuar dhe akset rrugore, të cilat do të bllokohen dhe mënyrat se si do të devijohet qarkullimi. Gjithashtu në njoftim, iu bëhet apel qytetarëve që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të...