108 turistë amerikanë në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë

108 turistë amerikanë në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë

Anija turistike ”National Geographic Orion” me 108 pasagjerë, kryesisht amerikanë, këtë të mërkurë zbarkoi në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot, ku nënvizon se kemi të bëjmë me një linjë të re turistike për Shqipërinë. ”’National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë. Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”,-shkruan Rama. Çdo nisje e anijes “National Geographic Orion” shoqërohet nga një specialist nënujor, një instruktor fotografie i certifikuar nga “National...
Burimi: Kohajone.com