Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme

Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot vizita për festën e Kurban Bajramit, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. “Një rastësi e bukur përcjellja e urimeve Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë”, shprehet Spiropali. Ajo thekson se toleranca, vëllazëria e bashkëjetesa fetare është një thesar i shqiptarëve.  “T’i jetësojmë këto vlera në mbarë shoqërinë, në punën tonë të përditshme, për të bërë më të mirën për mirëqenien e qytetarëve”, apeloi kryeparlamentarja. Në prononcimin për mediat, Spiropali tha se “sot është një ditë me simbolikë të fortë, me dy simbolika të cilat përkojnë edhe me traditën tonë kombëtare, sakrifica dhe solidariteti. Pa sakrificë, pa durim është e pamundur...