Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli lëshon urdhër evakuimi në Bejrut, ‘jeni shumë pranë infrastrukturës së Hezbollahut’
Ushtria izraelite lëshoi ditën e sotme, një urdhër evakuimi të detyrueshëm për banorët e Bejrutit. Sipas Al Jazeera, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, njoftoi se banorët që jetojnë pranë ndërtesave në lagjet Hadath, Haret Hreik dhe Borj el-Barajneh, në periferitë jugore të Bejrutit, janë të detyruar të evakuohen. “Jeni pranë infrastrukturës që i përket Hezbollahut,” tha Andrai në një postim në rrjetet sociale, ku përfshiu edhe një hartë me ndërtesat e identifikuara. Gjithashtu, forcat izraelite njoftuan se do të kryejnë sulme ndaj ‘infrastrukturës nëntokësore’ në lagjen Dahiyeh të Bejrutit, zonë ku dyshohet se Hezbollahu prodhon dronë, duke shkelur marrëveshjet midis Izraelit dhe Libanit. “Ushtria izraelite do të bëjë çdo përpjekje për të eliminuar çdo kërcënim ndaj shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, si...