Aksidenti i rëndë në Burrel, 6 të plagosur! Fëmija 8 vjeç niset për te “Trauma”

Aksidenti i rëndë në Burrel, 6 të plagosur! Fëmija 8 vjeç niset për te “Trauma”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Burrel, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke lënë të plagosur gjashtë persona, përfshirë edhe një fëmijë 8-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në vendin e quajtur “Ish Agjencia”. Sipas Policisë së Matit, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., 38 vjeç, dhe një tjetër automjet po tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L.K., 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me ta kanë mbetur të lënduar. Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në një prej automjeteve udhëtonte një familje me tre persona, ku fëmija 8-vjeçar...