Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Gati për t’u hakmarrë!

Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Gati për t’u hakmarrë!

Mes kërcënimeve të shumta tregtare nga Donald Trump, të gjithë sytë janë të mërkurën, ku pritet të hyjnë në fuqi tarifat doganore që ka paralajmëruar presidenti amerikan. Trump e ka quajtur 2 prillin si “Dita e Çlirimit”, me premtimin se duke vendosur një sërë tarifash doganore për importet nga vendet e tjera, SHBA do të bëhet më pak e varur nga mallrat e huaja. Një përgjigje ka ardhur nga BE para se këto tarifa të hyjnë në fuqi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë seancës plenare të PE në Strasburg, tha se BE është i gatshëm t’u përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e...