Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku mbron Berishën: Nuk është antishqiptar ai që tregon problemet, por ai që krijon barriera
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend, tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Ajo i doli në mbrojtje Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një barrierë që pengon avancimin drejt BE-së. Po ashtu thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores. ”Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë kuvendi, as në komisionet parlamentare dhe askund. Sot nisi në një debat për procesin e integrimit, për atë që PE diskutoi dje dhe për zgjedhjet. ...