Tragjike në Ukrainë! Zjarrfikësi nxjerr trupat e familjes nga gërmadhat pas një sulmi rus me dronë

Tragjike në Ukrainë! Zjarrfikësi nxjerr trupat e familjes nga gërmadhat pas një sulmi rus me dronë

Rusia kreu një sulm me dron në qytetin ukrainas të Prilukit gjatë natës, sulm i cili presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shkaktoi një tragjedi familjare, duke i marrë jetën të gjithë familjes së shefit të zjarrfikësve lokalë. Zelensky njoftoi se midis pesë të vdekurve ishin gruaja, vajza dhe nipi 1-vjeçar i zjarrfikësit, i cili ishte i përfshirë në operacionin për të gjetur viktimat midis rrënojave nga sulmi rus. Sipas presidentit ukrainas, ky fëmijë është i 632-ti që ka humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. “Rusia po përpiqet vazhdimisht të fitojë kohë për të vazhduar vrasjet. Kur nuk ndjen dënim dhe presion të mjaftueshëm nga bota, ajo vret përsëri”, shkroi zoti Zelensky në një postim në X, sipas të cilit gjatë natës,...