Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)
Parlamenti është mbledhur këtë të enjte për seancën plenare, ku pritet të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, me këtë të fundit që ndodhet në Bruksel. Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej. “Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55...