Burimi: 
								Diasporashqiptare.al
								
							 
                                
                                    Foto © Diasporashqiptare.al                                
                            Presidentja Osmani paralajmëron caktimin e datës për zgjedhjet lokale në Kosovë
                            Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në ditët në vijim do të marrë vendimin për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend. Ky paralajmërim vjen pas takimit konsultativ që ajo zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ku u diskutua organizimi i këtij procesi zgjedhor.Takimi u zhvillua në mungesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa kjo parti u përfaqësua nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë, gjithashtu munguan në këtë tryezë.Pas përfundimit të takimit, Haxhiu deklaroi se janë përmendur disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë 5, 12 dhe 19 tetorin 2025. Ajo shtoi se këto janë datat më...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   