Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E PABESUESHME! U fshehën 27 orë në tualetin e “Allianz Arena”, e panë falas finalen e Ligës së Kampionëve
Në një ngjarje që sfidon çdo imagjinatë njerëzore. Dy të rinj belgë, Neal Remmerie dhe Senne Haverbeke, arritën ta shikonin finalen e Ligës së Kampionëve midis PSG dhe Interit (5-0) pa bileta, duke u fshehur për 27 orë në një tualet të stadiumit “Allianz Arena” të Mynihut. Plani i guximshëm – Pa bileta dhe të vendosur për ta ndjekur ndeshjen, të dy hynë në stadium një ditë përpara finales së madhe dhe u fshehën në një kabinë tualeti të shënuar si “jashtë përdorimit”. Ata kishin me vete vetëm disa ushqime dhe telefonat për të kaluar kohën. Gjatë qëndrimit të mbyllur aty, përballuan vështirësi fizike dhe mendore, përfshirë mungesën e gjumit dhe rehatinë e ulur në një pozicion të pakëndshëm. Arritja në tribunë – Kur filluan...