Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rusia kërcënon Serbinë, Zakharova: Beogradi e di rrezikun nëse armët bien në duar të gabuara
Rusia kërcënon sërish Serbinë. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi një rrezik për Beogradin lidhur me dërgimin e armatimeve të ndryshme në ndihmë të Ukrainës. Zyrtarja ruse konfirmoi se Moska “i ka marrë parasysh garancitë e deklaruara publikisht nga kreu i shtetit serb se do të nisë një auditim për bashkëpunimin ushtarako-teknik të Beogradit me partnerët e huaj me qëllim identifikimin e mashtrimeve me certifikatat e përdoruesit fundor”. Zakharova komentoi dhe deklaratën me nota të ashpra të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, duke mbështetur zbulimin se Serbia ka furnizuar me armë dhe municione Ukrainën, siç thuhet nga Moska, në kundërshtim me “neutralitetin” ushtarak të deklaruar nga Beogradi zyrtar. “Ne supozojmë se masat e shpallura do të...