Deputetja gjermane përjashtohet nga salla për bluzën me mbishkrimin ‘Palestinë’

Deputetja gjermane përjashtohet nga salla për bluzën me mbishkrimin ‘Palestinë’

Një incident i pazakontë ndodhi të mërkurën në Bundestagun gjerman, ku deputetja e Partisë së Majtë, Cansin Köktürk, u përjashtua nga salla plenare për shkak të veshjes së saj. Ajo mbante një bluzë me fjalën “Palestinë”, gjë që u konsiderua një deklaratë politike nga udhëheqja e parlamentit. Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, ndërhyri duke e kujtuar se rregullat e institucionit ndalojnë shprehjet politike përmes veshjeve gjatë seancave zyrtare. “Ne kemi rënë dakord dhe këto janë rregullat e qarta të Dhomës”, deklaroi Klöckner. Ajo shtoi se i kishte kërkuar Köktürkut të ndryshonte bluzën në mënyrë diskrete, por meqë deputetja refuzoi, iu kërkua të largohej nga salla. Klöckner theksoi se as ngjitëset dhe as mbishkrimet në rroba nuk lejohen në seancat plenare. Ky nuk është rasti i...