Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I penduari Tafani rrëfen në GJKKO krimet e bandës së Laert Haxhiut: E vrau kushëririn, trupin ia hodhi në liqen
Dëshmon për herë të parë në GJKKO, i penduari i drejtësisë Artan Tafani, i cili zbardhi 17 krime të bandës së Laert Haxhiut. Tafani është përballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra, ku ka rrëfyer rrugëtimin e tij kriminal dhe lidhjet me emra të njohur të botës së krimit në Lushnjë. Tafani ka treguar se prej vitesh kishte jetuar si emigrant në Greqi, ku ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm me drogë. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje”, tha Tafani ndërsa shtoi se ishte përdorues droge dhe kishte një histori të vështirë që nga fëmijëria, kur në vitin 1997 babai i tij u vra në fshatin...