Aktivistët letër MEKI-t: Spaçi nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma

Aktivistët letër MEKI-t: Spaçi nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma

Nga Julia Vrapi Ish-Burgu i Spaçit po restaurohet, por ndërhyrjet janë kundërshtuar nga ish të burgosur politikë dhe aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë, ku sipas tyre nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma që i nënshtrohen estetikës dhe jo së vërtetës historike. Ish burgu i Spaçit është monument kulture i kategorisë së dytë, shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2007. Ndërhyrjet tani janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe kanë karakter konservues-restaurues me aplikues dhe zhvillues Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ku sipas vendimit që mban datën 6.12. 2024 gjatë këtij procesi punimet të mbikëqyren nga DRTK Shkodër. Por aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, organizata të ndryshme dhe më gjerë...