Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pastrim parash dhe korrupsion! SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi dhe 21 të tjerë
Evis Berberi TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku janë zbuluar rastet e korrupsionit në tendera. SPAK ka dërguar për gjykim ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi si dhe 21 persona të tjerë të akuzuar. Berberi akuzohet “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Ndërsa Valter Begaj, akuzohet për mashtrim, Ervis Lami dhe Brunilda Buli akuzohen disa herë për korrupsion aktiv, Gentian Gjyli, Erald Elezi dhe Genti Raça akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Sipas hetimeve të SPAK, ka rezultuar se Berberi, duke manipuluar proceset e tenderimeve i ka dhënë vetes së tij, përmes shoqërisë...