Çfarë po ndodh në Tiranë?/ E dërguara e SHBA shkon në zyrën e ministrit të Brendshëm, zbardhen diskutimet

Çfarë po ndodh në Tiranë?/ E dërguara e SHBA shkon në zyrën e ministrit të Brendshëm, zbardhen diskutimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Në një reagim pas takimit, ministri Hoxha u shpreh se bashkëpunimi me SHBA-të është një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e rendit dhe luftën kundër kriminalitetit. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në këtë drejtim, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët shqiptarë. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin...