Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekspozohet në muze kondomi i rrallë nga shekulli XIX
Një kondom i rrallë nga shekulli XIX, i zbukuruar me një gravurë erotike ku shfaqet një murgeshë dhe tre klerikë, është vendosur në ekspozitë në Rijksmuseum të Amsterdamit, në Holandë. I prodhuar rreth vitit 1830 dhe i bërë nga apendiciti i një deleje, ky objekt konsiderohet një suvenir luksoz nga një shtëpi publike e kohës, sipas deklaratës së muzeut. Sipas kuratores së gravurave, Joyce Zelen, në atë periudhë kondomët shiteshin në mënyrë të fshehtë. Ky ekzemplar është i papërdorur, siç tregon testimi me rreze ultravjollcë. Gjatësia prej 20 centimetrash dhe dekorimi i veçantë sugjerojnë se ky kondom ka pasur më shumë funksion humoristik dhe simbolik sesa mbrojtës. Gravura erotike përshkruan murgeshën të ulur me këmbët hapur dhe tre klerikë që zbulojnë organet gjenitale, ndërsa nënshkrimi...