Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal të dyshuar si të drejtuar nga Laert Haxhiu. 39-vjeçari Tafani, pasi mori statusin e të penduarit të drejtësisë zbuloi për policinë 17 ngjarje kriminale të ndodhura midis viteve 2018-2021, mes të cilave 6 vrasje që dyshohet se janë realizuar nga grupi i Laert Haxhiut në Peqin, Korçë, Tepelenë dhe Athinë. Tafani tregon se si jeta e tij kriminale ka nisur në Greqi, ku ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas kur është kthyer në vendlindje, në Lushnje, është përfshirë në ngjarje kriminale. “Kam qenë emigrant në Greqi. Jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin...