Arbër Hoxha: E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë në “Arena Kombëtare” ndaj Serbisë

Arbër Hoxha: E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë në “Arena Kombëtare” ndaj Serbisë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, ku foli për emocionet dhe rëndësinë e përballjes me Serbinë. Hoxha e cilësoi ndeshjen si një nga më vendimtaret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt kualifikimit në Kupën e Botës. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që Serbia ka shumë cilësi, por ne po përgatitemi fort dhe jemi të përqendruar. Besojmë se mund ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mbajmë gjallë shpresën për Botërorin. Kjo sfidë mund të vendosë shumë për fatin tonë në ‘play-off’”, u shpreh Hoxha. I sinqertë dhe i vendosur, sulmuesi i kuqezinjve u shpreh se do të pranonte edhe një humbje me Letoninë, nëse kjo do të nënkuptonte fitore ndaj Serbisë. “Do ta pranoja të fitonim...